Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 13:01

Tifoze e zjarrtë: Tayna merr të gjithë vëmendjen në stadium

Reperja shumë e suksesshme dhe e komentuar në media, Tayna ishte e pranishme mbrëmë në ndeshjen Kosovë - Mal i Zi. Dardanët dhuruan spektakël dhe e mposhtën Malin e Zi me dy gola. 

Në stadiumin Fadil Vokrri ishte edhe Tayna, prezenca e të cilës sigurisht që tërhoqi vëmendjen.

Tayna shoqërohej nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli dhe një mikeshë. Reperja ishte veshur me xhinse, bluzë të shkurtër, xhaketë xhinsi e kapele.

Reperja postoi foto e video duke brohoritur teksa dëgjohet: "O sa mirë me qen shqiptar".