Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 12:12

'Talent i lindur', Enada tregon konkurrentin e preferuar në 'Dance With Me'

Enada Vaso i është shtuar së fundmi spektaklit ‘Dance With Me’, si antare jurie, nga ku vlerëson konkurentët. Balerina e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së saj atje.

Ajo nuk nguroi të tregojë se sa e lumtur është që po bashkëpunon me stafin e spektaklit, si dhe shprehu simpatinë për mderatoren dhe Vera Grabockën. Enada po ashtu zbuloi konkurrentin e saj të preferuar.

“Ajo që bie në sy është që konkurentët e kanë kuptuar tashmë se çdo të thotë të jesh në garë. Pas dy-tre puntatave e shoh garën serizozisht, pasi gara shijohet edhe më shumë kur ka ambicie. Ka shumë çifte që kanë ambicie, por ka edhe nga ata që i karakterizon talenti. Por kush e ka talentin? E ka Flori! Dhe Flori e ka talentin e lindur”,-rrëfeu ajo në intervistë. Mesa duket Flori Agalliu është pika e saj e dobët në këtë spektakël.