Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 12:12

Gent Zenelaj i zbulon lidhjen Mateus Frrokut: Kush është vajza që punon në Klan

Nga jeta personale e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku, Mateus Frrokut paska të reja e këtë e zbuloi Gent Zenelaj mbrëmjen e djeshme në "Dance with me". 

Pas performancës, Genti i tha Mateusit se flitet që ai është i lidhur me një vajzë që punon në Klan.

"Flitet që ti në Klan me dike je pleksur, kështu se…është e vërtetë?", e pyeti Genti dhe shtoi: "Thashethemet e klanit, të restorantit".

Mateusi nuk e mohoi dhe tha: "Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë".

Se kush është vajza që i ka marrë zemrën Mateusit nuk dihet ende, por me siguri do zbulohet shumë shpejt sepse Gent Zenelaj pak nga pak po ia nxjerr sekretet konkurrentëve të "Dance with me".