Një konkurrente nuk e ka pritur aspak mirë ndryshimin që iu bë në pamje dhe mes emocioneve të forta, i ka rënë të fikët. Ngjarja e pazakontë ndodhi në një emision në Turqi, ku parukieri i preu flokët vajzës së re pak më shumë sesa duhej.

Konkurrentja Ilajda kishte rënë dakort që flokët e saj të priteshin me qëllim që të dhuroheshin për bamirësi.

Me t'i parë flokët e prerë, Ilajda nisi të qante dhe tha: "Çfarë është kjo?". Ajo nisi të largohej nga studio ndërsa prezantuesja Gozde Kansu e ndaloi. Në këtë moment vajzës i ra të fikët në duart e moderatores.

Kjo ngjarje ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike si "Daily mail" apo "The Mirror".
Ndërkohë prezantuesja Gozde Kansu e cila njihet nga publiku edhe si aktore në serialin "Lot në Detin e Zi", u shpreh se reagimi i konkurrentes ishte i tepërt, por e kupton dashurinë e saj për flokët./Xing.al






