Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 10:10

'Stresi kishte dashnore tjetër, ti i zure derën', Keisi flliq ndjekësen

Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tyre, Keisi dhe Stresi vazhdojnë të komentohen shumë në media. Madje Stresi i ftuar në "Ftesë në 5", deklaroi se po përpiqet ta rikthejë Keisin. Ndërkohë nga ana tjetër, Keisi së fundmi ka marrë një koment nga një ndjekëse e cila i shkruan se Stresi kishte të dashur një tjetër dhe shoqëria e tij tallej me të kur ajo postonte foto me reperin.

"Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e shkuar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të. “Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj, gjithë tavolina.

Hahah tani kujtoj si tallnim b*thën me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh në direct se jam me zemër të dobët", shkruan ndjekësja.

Keisi e ka publikuar komentin e ndjekëses në Instastory duke i pyetur fansat nëse ajo është fanse apo inatçore dhe shumë e kanë mbështetur.