Nga Shqipëria / E Martë 15 Tetor 2019, 00:12

Liam i vëzhgon, Miley kalon momente private pranë të dashurit të ri

Ndarja e një prej çifteve më të njohur në botën e showbizit të huaj: Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëri bujë të madhe në media. Dyshja e kishin mbajtur gjallë dashurinë e tyre për plot 10 vite e më pas e kurorëzuan dhe me martesë, por e gjithë kjo përfundoi.

Pavarësisht të gjithave, dyshja kanë vazhduar me jetët e tyre dhe të dy janë në krahët e partnerëve të rinj. Miley është lidhur me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson, dhe ndonëse lidhja e tyre u përfol të ishte aventurë, nuk duket të jetë kështu. Ato e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe kanë prezantuar familjet me njëri-tjetrin.

Këngëtarja ka ndarë së fundmi një foto në Instastoryn e saj, ku shihet duke u puthur në buzë me Codyn. Këtë moment privat, përpos ndjekësve të shumtë të Mileyt, e ka parë dhe Liam Hemsworth. Kjo pasi dhe pas ndarjes, dyshja vazhdon ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe si rrjedhojë ai duhet ta ketë parë medoemos foton e postuar nga ish e shoqja.