Ditën e sotme, në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’ ishte e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo ka folur gjerë e gjatë për tematika të ndryshme, ndër të cilat dhe marrëdhënia që gëzon me dy vajzat e saj.

Ogerta është një grua me axhendë të zënë dhe si rrjedhojë i duhet ta përdor shumë shpesh telefonin, por kjo gjë duket se i mërzit bijat e saj, sidomos të voglën. ‘Kam dy vajza që kanë nevojë për mua. Po tregoj një sekret të vogël. Vajza e vogël më tha që do t’i kërkoj Babagjyshit që të të thyhet telefoni. Kuptoj që duhet të isha më shumë prezente”, u shpreh ajo në studio.

Pavarësisht të gjithave, ministrja ka treguar se familja e saj është e mrekullueshme dhe koha që kalon me vajzat është vërtetë cilësore. Ajo kujdeset shumë për të dyja madje është dhe një amvisë shumë e zonja. Ogerta ka zbuluar një anë të re të saj; ajo gatuan shumë mirë sidomos pjatat italiane. “Më pëlqen shumë të gatuaj dhe gatuaj shumë mirë….huazoj pjatat italiane, pastat i bëj shumë të mira, gjithashtu dhe pjatat e tjera që kanë të bëjnë me mishin, se në familje e konsumojmë pak mishin dhe pse e kemi reduktuar kohët e fundit…Pula bëhet në shumë mënyra në shtëpinë time”, është shprehur ajo mes të tjerash.






