Para disa muajsh, konkretisht me datë 5 Maj, një ndër çiftet më të komentuar në media, Almeda dhe Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë. Ato mirëpritën në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Efehan.

Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, Almeda dhe Tolghan janë treguar prindër shumë të përgjegjshëm dhe Efehani është bërë qendër e jetës së tyre. Ato publikojnë vazhdimisht foto me të në rrjete sociale, duke ndarë momentet më të bukura të rritjes së tij me fansat. Të dy janë shumë të lumtur pranë vogëlushit, por a kanë menduar për një fëmijë të dytë?

Aktori i njohur turk, Tolga, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Prive’ ku ka folur rreth temave të ndryshme, si profesionale ashtu dhe personale. Ai ka treguar se e kanë menduar të shtojnë familjen dhe i lutet Zotit për këtë. ‘Shpresoj për një kohë të shkurtër. Plani është aty. Kemi qejf për të shijuar Efenanin por shpresoj për të shtuar familjen”, është shprehur aktori.












