Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 22:10

Sot është një super femër, ja si dukej Marina para famës

Moderatorja Marina Vjollca është një ndër femrat më të pëlqyera për publikun shqiptar. Pas dy viteve mungesë në ekran, Marina u kthye nën drejtimin e spektaklit më të ri të humorit, titulluar ‘Klanifornia’.

Marina është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj foto nga më të ndryshmet, si nga përditshmëria, nga emisioni dhe së fundmi, edhe nga e kaluara. Moderatorja bukuroshe ka ndarë në Instastoryn e saj, një foto të shumë viteve më parë, kur ishte thjesht një fëmijë.

Ajo shihet në praninë e mbesës së saj, Klevisa Paloka, dhe nga fotoja mund të vëmë re se Marina e ka pasur gjithmonë të qeshurën pozitive që i ndrit fytyrën.