Në ndeshjen eliminatore Euro 2020 Moldavi - Shqipëri, kjo e fundit ka udhëhequr pjesën e parë me rezultatin 0-3. Kuqezinjtë arritën ta mposhtnin Moldavinë në pjesën e parë falë Cikalleshit dhe më pas Bare dhe Trashit.

Cikalleshi arriti ta zhbllokojë rezultatin duke goditur fort topin në zonë e duke e bërë topin të pakapshëm për portierin.

Shqipëria e dyfishoi rezultatin pas një gabimi amatoresk të portierit kundërshtar. Në minutën e 34 Keidi Bare shëndoi gol në portën e boshatisur.

Golin e tretë e shënoi Lorenc Trashi i cili në hyrje të zonës nuk gaboi por dërgoi topin në rrjetë.
Burimi: shqiptarja.com

