Aktorja bukuroshe Eliona Pitarka ka bërë publike lidhjen e saj mbrëmjen e sotme në "Dance with me" duke ia dedikuar kërcimin partnerit i cili ndodhej në sallë duke e ndjekur.

"Meqë Tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ia dedikoj njeriut tim të zemrës këtë kërcim. Hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty", tha Eliona.

E pyetur nga Alketa nëse djali që i ka marrë zemrën është i njohur, Eliona u shpreh: "Nuk e njohin jo".






