Çifti shumë i dashur për publikun, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë me datë 14 Shtator. Dasma u organizua nga ‘Ami Event’ dhe u komentua gjatë në media.

Dyshja ka publikuar në rrjete sociale momentet më të bukura nga dasma dhe vetëm pak më parë, mikesha e Jonidës, Olta Daku, ka postuar një video e cila tregon që Besniku e ka ‘parandjerë’ prej kohësh që ai dhe Jonida do të martoheshin një ditë.

Videoja në fjalë është realizuar gjatë një skene aktrimi nga seriali ‘O sa mirë’ dhe Besniku i drejtohet Jonidës duke i thënë që mund të martohen në të ardhmen. "Pasnesër mund edhe të martohemi’. Pupupu ç’gojë paske pasur o Besnik Krapi. Domethënë Jonida duhet ta dëgjosh me kujdes dhe të sillesh mirë me tët shoq se zoti na ruajt. Oh s’ka paqe në këtë jetë jo”, ka shkruar Olta krahas videos.
View this post on Instagram






