Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar. Ajo njihet për stilin e saj të veçantë që e vendos shpesh në qendër të vëmendjes.

Prej kohësh Dafina është qethur shkurt, por vendoste paruke të ngjyrave të ndryshme duke fshehur flokun e shkurtër bjond. Ditën e sotme këngëtarja ka vendosur t’i prezantojë fansat me look-un e saj të ri: ajo ka hequr paruket dhe ka zbuluar se është kthyer në brune.

Duke qenë se këngëtarja tani ka dhe flokë të shkurtër, fansat mezi e kanë njohur. Në foton e postuar në Instagram kanë vërshuar komentet e ndryshme të tipit: “Ku është kjo?”, por njëkohësisht nuk kanë munguar as komplimentet.









