Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 16:04

‘Dashuria po më djeg shpirtin’, kush po e bën të vuajë Rike Roçin

Bukuroshja shqiptare Rike Roçi është mjaft e komentuar në rrjetet sociale. Me fotot e bukura dhe shpesh duke mos i lënë vend imagjinatës, Rike është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme Rikja ka postuar një foto duke na lënë të gjithëve pa fjalë. Ajo shihet e shtrirë në një krevat dhe me kurrizin e zbuluar. Menjëherë kanë filluar komentet nga ndjekësit e bukuroshes, e cila është edhe një tifoze e madhe e kombëtares.

Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është mbishkrimi i fotos, nga ku Rike ka treguar brengën e saj të dashurisë. “Thonë që një dashuri e madhe vazhdon të djegë akoma nga brenda edhe kur nuk e përjeton më,”-ka shkruar ajo.

Mesa duket Rikja po kalon një periudhë të vështirë emocionale, pasi nuk është me personin që dashuron. Ose ndoshta kjo është pjesë e ndonjë klipi, pasi bukuroshja ka shkruar ‘Projekti ri’. Mbetet të presim.