Boksieri me origjinë shqiptare, por i lindur në New York, Valdrin Muriqi tanimë është bërë shumë i famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Valdrini e nisi karrierën e tij si model ndërsa sot është boksier.

Edhe pse i lindur në New York, Valdrini është mburrur gjithnjë me prejardhjen e tij shqiptare. "Prive" ka mësuar se prej kohësh 29-vjeçari është përkushtuar si trajner boksi për klientë që vijnë nga Lista A e Holliwood-it.

Së fundmi në palestrën e tij ka qenë duke u ushtruar edhe djali i yllit hollivudian Pamela Anderson.

Djali i Pamela Anderson do xhirojë një film të ri dhe Valdrini po e ndihmon të jetë sa më në formë.






