Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 16:04

Sa i talentuar: Justin Bieber i bën të shoqes dhuratën e veçantë me duart e tij

Me datë 30 Shtator çifti i njohur i Showbizit, Hailey dhe Justin Bieber, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ato u martuan me një ceremoni luksoze por shumë private në Karolinën e Jugut duke ndjekur të gjitha ritet fetare.

Pas martesës Justin e ka ndarë mendjen ta surprizojë të shoqen në mënyra nga më të ndryshmet. Ai madje bëri për të dhe një këngë, klipi i të cilës është i mbushur me momente romantike pranë Haileyt. Së fundmi Justin ka treguar një tjetër talent të tij përpos muzikës.

Këngëtari ka ndarë një foto të Haileyt në profilin e tij të Instagramit dhe modelja mban të vendosur në qafë varësen e krijuar nga ai. Justin ka treguar  aftësitë e tij prej dizenjatori duke i bërë një dhuratë kaq speciale, në të cilën lexon ‘gruaja’. “Unë krijova varësen e saj”, ka shkruar ai bashkangjitur me foton.