Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 15:03

Ermal Fejzullahu zbulon kuptimin e veçantë që fshihet pas emrit të së bijës

Pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahut, Ariana solli në jetë fëmijën e tyre të katërt. Çifti u bënë me një tjetër vogëlushe të cilës i vendosën emrin Ana. Ndonëse duket i thjeshtë, ky emër në fakt fsheh një histori të bukur.

Në një intervistë për "Pop Culture", Ermali tregoi se emrin vajzës ia ka vendosur e motra, Era. Vogëlushja është bazuar nga filmi "Frozen" dhe i ka vendosur motrës së porsalindur emrin e princeshës Ana.

"Emrin e ka zgjedhur vajza e vogël, Era. Emrin Ana e ka pëlqyer prej fillimit, e ka parë në filmat vizatimor, i ka pëlqyer një karakter me këtë emër dhe nuk donim t’ja prishnim", u shpreh Ermali.

Këngëtari tregoi se fëmijët janë gëzuar shumë që u ka ardhur në jetë edhe një motër.