Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 14:02

Publikohet pjesa ku shfaqet kryeministri Rama në filmin 'I love Tropoja'

Gjithçka është gati dhe publiku mezi po pret për "I love Tropoja", filmin që do thyejë rekordin e vendosur nga "2 gisht mjaltë" e që do pushtojë kinematë në 2020.

Me një kast aktorësh të mirënjohur, të talentuar e shumë të dashur për publikun, "I love Tropoja" do bëjë namin.

Ditën e sotme ka qenë vetë producenti dhe aktori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një tjetër teaser nga filmi e në të shfaqet edhe kryeministri Edi Rama.

Me paruke të zeza, lente dhe syze, Rama thuajse nuk njihet në ato pak sekonda që transmetohen në video të cilën mund ta ndiqni më poshtë.