Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 13:01

Florian Agalliu pëson incident në mes të skenës

Florian Agalliu përpos profesionit si moderator, është edhe aktor dhe së fundmi po luan në teatër shfaqjen "Xhelatë.t". Flori është shprehur i lumtur që ka rol në këtë shfaqje dhe se gjatë kësaj kohe ka punuar shumë për ta sjellë me sukses rolin e tij. 

Mirëpo në shfaqjen e fundit, Flori ka pësuar incident e këtë e ka zbuluar vetë me një postim në Instastory.

Flori tregon se është çarë në ballë si pasojë e këtij incidenti.

"Në teatër jo çdo gjë është me sikur", shkruan aktori dhe moderatori.

Kujtojmë që Flori vazhdon moderimin e emisionit "Në shtëpinë tonë" dhe gjithashtu merr pjesë në "Dance with me".