Nga Shqipëria / E Hënë 14 Tetor 2019, 12:12

Burri i Mjlinda Bregut feston ditëlindjen, e bija e surprizon me fjalët e ëmbla

Mbrëmjen e djeshme ka festuar ditëlindjen bashkëshorti i ish deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregut. Sigurisht nuk mund të mungonte një festë në nder të tij.

Tek fotot e postuara nga e bija e Majlindës, shihet se familja kanë darkuar në një restorant në kryeqytet.

Në ditëlindjen e të atit, vajza e tyre Kejda e ka uruar atë në mënyrën më të bukur.

Ajo ka përzgjedhur disa foto të vjetra ku shihet pranë babait në periudha të ndryshme. Gjithnjë të buzëqeshur, dhe shumë të lumtur së bashku.

Sigurisht nuk ka munguar as një foto e tanishme ku Kejda duket shumë elegante, dhe uron babain me fjalët e ëmbla: “Gëzuar ditëlindjen ba. Gjithmonë babushka jote e vogël”,-ka shkruar Kejda, vajza e ish deputetes Majlinda Bregu. Familja kanë kaluar një kohë të shkëlqyer së bashku.