Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka habitur të gjithë fansat me vendimin e fundit, në një periudhë ku po shpërblehet me çmime, këngët e saj janë në top lista dhe albumi i saj u shpall albumi më i dëgjuar në Britaninë e madhe.

Dua Lipa ka hequr të gjitha postimet e saj nga profili i saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 34.9 milionë fansa.

Tanimë profili i këngëtares është bosh dhe nuk ka as foto profili.

Kjo është hera e parë që Dua merr një vendim të tillë për llogarinë e saj në Instagram pas 4 vitesh në muzikë.

Ndërkohë këngëtarja është duke punuar në këngë të reja dhe një album i ri po vjen.









