Aktori i njohur dhe regjisori i dy filmave "Drejt Fundit" dhe "Dashuria s'mjafton", Drilon Hoxha ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Mos i fol shoferit", ku ka treguar më shumë për karrierën e tij dhe fitimet që merr nga filmat.

Driloni tegoi se kur nisi profesionin e aktorit, babai nuk kishte besim se ai do arrinte të fitonte para. Por Driloni me filmin e parë bleu shtëpinë ndërsa paratë e filmit të dytë ia dha të atit për t'i vërtetuar atij të kundërtën.

"Shtëpinë e bleva që me filmin e parë, me filmin e dytë kam bërë shumë lekë. Kur u mora në fillim me aktrim më thoshte babai çe do këtë profesion, aktorët rrinë tek pedonalja dhe numërojnë 10 lekëshin. Kur i dërgova babait lekët e filmit të dytë, nuk e besonte që vinin nga kjo", tha Driloni.






