Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 22:10

Ja paska nxire jetën, Don Phenom tregon ç'i bën Enca në xhirime

Don Phenom përpos hiteve solo, ka sjellë edhe disa bashkëpunime që kanë rezultuar shumë të suksesshme, siç janë ato me Taynën, Encën apo Ronelën.

I ftuar ditën e sotme në "E diell", Don Phenom u pyet se cila prej këngëtareve e ka acaruar gjatë xhirimeve dhe reperi përmendi Encën.

Ai u shpreh se Enca kërkon perfeksion prandaj bën shumë skena.

"Enca është shumë perfeksioniste. Kur bëmë xhirimet e këngës, ajo ka bërë shumë skena sepse kërkon shumë nga vetja. Nuk mund të them se ma ka nxirë jetën, se është pak e vështirë me mua, por që Enca i zgjat pak xhirimet", u shpreh Don Phenom.

Ndërsa për Ronelën, Don Phenom u shpreh se është shumë e lehtë të punosh me të pasi ajo pranon dhe kritika.

"Me Ronelën ia kemi kaluar shumë mirë, është shumë artiste. Është shumë e lehtë që të punosh me të sepse edhe kur e kritikon nuk ta merr për ofendim dhe kjo na ka ndihmuar që të realizojmë dy këngët që ju keni dëgjuar", tha reperi.