Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 22:10

8 vjet pas, Ermali rikthehet në vendin ku shkonte me Dr.Florin

Ermal Mamaqi ka shkuar ditën e sotme në të njëjtin vend ku dikur shkonte me mikun e tij të ngushtë, Dr.Florin për të drekuar. Ermali tregon se atje ndodhet e njëjta tavolinë, i njëjti vend si 8 vite më parë, por mungon Dr.Flori.

Ai postoi një fotografi të vjetër ku shfaqet bashkë me Dr.Florin dhe një mik tjetër dhe nën të një fotografi ku shfaqet i vetëm.

"Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori", shkruan Ermali.