Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 20:08

Ajka hedh hapat e parë, kjo video do jua ëmbëlsojë mbrëmjen

Që prej ardhjes në jetë të saj, Xhensila dhe Besi i janë përkushtuar tërësisht Ajkës që ajo të rritet plot dashuri. Kohët e fundit çifti poston më shpesh foto e video të vogëlushes duke i kënaqur fansat e tyre.

Mbrëmjen e sotme Ajka ka hedhur hapat e parë dhe këtë moment Xhensila ka vendosur ta ndajë në Instagram.

Në video shfaqet Besi i cili e thërret Ajkën: "Hajde, hajde", ndërsa ajo afrohet drejt tij duke ecur nga pak.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @powerfulxhensila on

"Falmi Zot", është mbishkrimi që Xhensila i ka vendosur kësaj videoje që na i ëmbëlsoi mbrëmjen.

Ndërkohë ditën e sotme familja e ka kaluar në natyrë, nga ku Xhensila ka postuar disa foto përqafuar me Besin.