Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 19:07

Aktorja e telenovelave meksikane bëhet nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare

Aktorja meksikane Marlene Favela është bërë nënë për herë të parë. Marlene është shumë e njohur nga telenovelat "Kujdes nga ëngjëlli", "Rubi", "E shëmtuara Beti", "Kundër erës dhe dallgëve", ku luante krah Sebastian Rullit.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja me anë të një postimi në rrjete sociale ku tregon dorën e vogëlushes që mban gishtin e saj teksa i ati e përkëdhel.

Çifti e kanë pagëzuar vajzën me emrin Bella.

"Asnjë përvojë në këtë univers nuk krahasohet kur shoh fytyrën tënde, kur ndjej ngrohtësinë tënde në kraharorin tim, kur dora jote mban dorën time. Shoh madhështinë e Zotit kur të shoh ty. Je përvoja më e bukur e jetës sonë. Je dhuratë nga Zoti, mirëseerdhe princeshë Bella", shkruan aktorja 42-vjeçare.

Marlene është e martuar me biznesmenin australian George Seely./Xing.al