Para pak ditësh futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita u bënë prindër për herë të parë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë së cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

Lindja e saj i ka gëzuar padyshim të gjithë familjarët, të cilët mezi e kanë pritur. Tani që ajo është këtu, e kanë mbushur me dhurata nga më të bukurat. Ditën e sotme përmes një postimi në Instastory, Leonita ka zbuluar si e ka surprizuar kunata e saj për ardhjen në jetë të vogëlushes.

Arbnora i ka blerë disa dhurata të bukura për Ayanën, mes të cilave dhe disa lodra pellushi. ‘Arbnora të duam’, ka shkruar Leonita krahas fotos së postuar. Dyshja e kanë treguar gjithmonë gëzojnë një marrëdhënie të lumtur mes njëra-tjetrës dhe harmonia nuk iu mungon kurrë.











