Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 18:06

Sinan Hoxha i paska hedhur Bleros shifrën marramendëse në dasmë

Muajin e kaluar këngëtari që ka sjellë hite në tregun muzikor shqiptar, Blero kurorëzoi në martesë dashurinë me Afronën. Blero e Afrona u martuan me një dasmë ku ishin të ftuar shumë personazhe VIP.

Mes tyre nuk mund të mungonte miku i Bleros, Sinan Hoxha me bashkëshorten, Andrra Destani.

Në një intervistë për "Prive", Blero ka treguar se Sinani i ka hedhur në dasmë 1 mijë e ca euro.

Blero kujtoi që vite më parë kur u martua Sinani, ai i kishte hedhur 1 mijë euro. Sinani tani ia ka kthyer dhuratën për dasmën, por me më shumë para.

"Dhuratën e fundit ia kam bërë unë në dasmën e tij. Sinani e kaloi pak shifrën e 1 mijë eurove", u shpreh Blero.