Aktori turk i cili u bë i njohur nga seriali "Nusja nga Stambolli", Berkay Hardal u martua dje në fshehtësi me partneren e tij Dilan Telkok. Çifti e morën këtë vendim të rëndësishëm vetëm pas pak muajsh lidhje.

Mirëpo përpara kësaj lidhje, Berkay ka qenë i dashuruar me aktoren Hira Koyuncuoglu. Të dy aktorët u njohën në xhirimet e "Nusja nga Stambolli" dhe ranë në dashuri. Lidhja e tyre vazhdoi për shumë gjatë derisa dyshja vitin e kaluar u ndanë papritur.

Pikërisht ditën kur Berkay Hardal u martua, ish e dashura e tij, Hira reagoi në rrjete sociale duke postuar disa foto ku shfaqej me veshje provokuese.

Ditën e sotme Hira është në qendër të vëmendjes së mediave turke pikërisht për këto foto.

Ndërkohë fansat nuk e kanë pritur mirë martesën e aktorit. Madje ata i kanë dërguar mesazhe ofenduese nuses së tij. Berkay ka reaguar duke postuar në Instastory një status ku shkruan: "Kujdes me mesazhet që i çoni bashkëshortes sime, po ju lajmëroj për herë të fundit. Nuk jua them më"./Xing.al







