Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është takuar me një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme e që fama e saj i kalon kufijtë shqiptarë, Elvana Gjata.

Ajola ka postuar një foto krah Elvanës dhe të dyja shfaqen të veshura me shumë stil. Ajola e veshur me të kuqe ndërsa Elvana me të bardha dhe kapele.

"Me Elvanën e bukur", është përshkrimi që Ajola i ka vendosur kësaj fotoje.

Elvana dhe Ajola kanë marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit për paraqitjen e tyre.









