Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 17:05

Pas rikthimit në Shqipëri, Ronela bën ndryshimin në pamje

Për ditë me rradhë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati, qëndroi në Amerikë ku çdo natë mori pjesë në festa të çmendura. Ajo u shpreh se aty ka jetuar ditët e saj më të bukura dhe do kishte dashur të mos mbaronin kurrë.

Mirëpo ja që është kthyer sërish në Shqipëri dhe menjëherë ka nisur me koncertet. Pak pas rikthimit, Ronela ka menduar dhe të vijë me një tjetër look.

Ndërmjet postimeve të bëra në Instastory, këngëtarja na ka prezantuar me ndryshimin e ri të bërë në pamje dhe bëhët fjalë konkretisht për pjesën e flokëve. Ronela është shfaqur me flokë në ngjyrë të zezë në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme i ka zgjatur dhe ngjyrosur me të kuqe. Ky look i ri i shkon shumë këngëtares dhe duket se e bën dhe atë të lumtur.