Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 17:05

Me pushime luksoze në Dubai, zbulohet kush po e shoqëron prezantuesen shqiptare

Arta Nitaj tashmë është një emër i njohur për publikun. Ajo e nisi karrierën si aktore në serialin "O sa mirë" dhe më pas e pamë si prezantuese në emisionin "Dueli sportiv".

Së fundmi Arta është komentuar shumë për pushimet luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga atje prezantuesja ka postuar plot foto e video duke tërhequr shumë vëmendjen.

Pas aludimeve të shumta, Arta ka zbuluar se në Dubai po e shoqëron mikesha e saj e ngushtë, Stina.

Dy vajzat kanë qenë dje në një koncert dhe Arta ka postuar një video ku shfaqen duke kërcyer.

Kujtojmë që së fundmi prezantuesja deklaroi përfshirjen në politikë, gjë që nuk u prit dhe aq mirë nga fansat.