Tuna është padyshim një nga artiset më të komentuara në rrjetet sociale. Kjo edhe për faktin se ajo është shumë ekstravagante dhe prodhon gjithnjë lajm. Artistja është nënë e një djali me emrin Tian, nga bashkëjetetsa me Patrisin.

Ndërkohë që i dashuri i saj i zemrës është zhvendosur drejt Amerikës, vetë Tuna është marrë me muzikë, duke lënë gati një këngë të re. Klipi i saj i rradhës është xhiruar në Afrikë. Ndërkohë tashmë Tuna ka marrë vendimin për një pauzë të shkurtër, për të shkuar tek Patrisi.

Burime pranë ‘Prive’, kanë zbuluar se artistja është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë larg Shqipërisë. Familja do të bashkohen dhe me siguri do të kalojnë kohë të bukur pranë njëri tjetrit.











