Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 16:04

Rrëfehet Tolgahan: Nuk ndihem i huaj këtu se djalin e kam gjysmë shqiptar

Aktori turk shumë i njohur për publikun falë roleve në telenovela, por edhe për martesën me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi, Tolgahan Sayisman ishte pak ditë më parë në Kosovë.

Në një intervistë për "Prive", Tolga foli për karrierën, por edhe jetën personale. Ai u shpreh se nuk ndihet aspak i huaj kur vjen në trojet shqiptare pasi djali i tij është gjysmë shqiptar.

"Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare nga Tirana. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta", u shpreh Tolga.