Ditën e djeshme kudo në rrjet qarkulluan lajme se një prej çifteve më të komentuar të showbizit, Bella Hadid dhe The Weeknd, ishin ribashkuar vetëm pas dy muajsh nga ndarja.

Mediat e huaja bënë të ditur se dyshja nuk qëndrojnë dot të ndarë dhe kanë vendosur t’i japing një tjetër mundësi njëri-tjetrit. "Abel u takua me Bella mbrëmë për festimin e tretë të ditëlindjes në L’A Avenue. Ai ishte me të gjithë natën dhe u larguan së bashku për t’u rikthyer në apartamentin që të dy e ndanë”, tha një burim për E!News.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se nuk është e vërtetë që dyshja janë rikthyer. Një përfaqësues i The Weeknd i ka hedhur poshtë fjalët, duke treguar për “People” se ata janë takuar thjesht si miq. Ndërsa vetë këngëtari, përmes një postimi ka njoftuar ‘“Nëse unë nuk e konfirmoj vetë, atëherë nuk është e konfirmuar”,duke hedhur kështu poshtë lajmet për ribashkim.









