Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 16:04

'Më flet në darkë tek veshi', Ardit Gjebrea tregon si ia prish mendjen Anila

Rubrika ‘Ka një mesazh për ty’ tek ‘E diela Shqiptare’ është kthyer tashmë në një traditë në ekranet tona. Me histori të shumta që prezantohen para publikut, rubrika ka në fokus njerëz të zakonshëm.

Ditën e sotme në emision kanë qenë motër e vëlla, të cilët kishin 30 vite që nuk flisnin. Vendimin e rëndë e kishte marrë burri i motrës, i cili nuk ndërronte mendje nga kjo gjë. Arditi si gjithmonë u mundua të ndërmjetësonte të dyja palët.

Ai u shpreh se vendimi i burrave është i pandryshueshëm por ndonjëherë duhet të reflektohet. “Unë marr vendime sigurisht, por janë gratë ato që na bëjnë të reflektojmë. Ne jemi burra, por mua kur më flet Anila në darkë te veshi, ndryshoj mendim dhe mbaj qëndrim tjetër”,-ka thënë moderatori i dashur për publikun.