Bebe Rexha adhurohet nga të gjithë. Me fansa të shumtë anekënd botës, tashmë nuk mund të surprizohemi se edhe ikona të muzikës, t’a adhurojnë artisten tonë. E kështu Bebe është surprizuar nga legjenda e muzikës country Dolly Parton.

Ajo ka surprizuar këngëtaren e njohur përmes një videoje ku i ka dhënë një lajm të mirë. “Përshëndetje Bebe! Unë jam një fanse e madhe e jotja, dhe do të doja të bënim diçka të dyja bashkë një ditë, sepse dikush më ka treguar se dhe ti ke shumë dëshirë. Kështu që le të ndodhë,”-ka thënë Dolly.
View this post on Instagram
Bebe nuk ka nguruar t’a ndajë me të gjithë fansat këtë lajm të mirë, duke na treguar lumturinë që ka përjetuar. “Jam e lumtur. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni pak. Nuk mund ta besoj se ajo më dërgoi këtë. Ndoshta një bashkëpunim?” Ka qenë kjo fjala e Bebes, e cila na tregoi se ndoshta do të kemi një bashkëpunim të fuqishëm shumë shpejt.










