Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 14:02

Fansi i thotë se vetëm këngëtare nuk është, Xhesika Ndoja ia bën sytë xixa

Xhesika Ndoja është padiskutim një ndër personazhet më të komentuar të medias rozë. Kjo edhe për faktin se këngëtarja shpesh pëlqen të postojë foto tërheqëse, nga ku vë në pah gjithnjë linjat e theksuara trupore.

Kështu ka bërë edhe së fundmi duke pozuar me një bluzë që nuk i lë shumë vend imagjinatës. Aty ajo lajmëron koncertin e rradhës. Por mesa duket një nga ndjeksëit e saj i ka bërë një koment, për të cilin Xhesika ka reaguar keq.

“Të gjitha mund ti kesh, vetëm këngëtare nuk je”-ka qenë komenti i fansit në rrjetet sociale. E menjëherë ka reaguar bukuroshja Xhesika duke thënë: “Po kam dhe diçka që të bëj të plasin sytë duke më parë”,-ka përfunduar ajo komentin. Ndërsa fansi i është kthyer sërish, duke i kërkuar artistes që t’a lërë atë t’a shohë. Xhesika mesa duket e ka lënë me kaq këtë situatë.