Nga Shqipëria / E Diel 13 Tetor 2019, 12:12

Nuk qenka aventurë: Miley prezanton të dashurin e ri me familjen

Këngëtarja Miley Cyrus është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave, pasi jeta e saj dashurore ka paraqitur shumë paqëndrueshmëri. Pas ndarjes nga Liam Hemsëorth, Miley u hodh në krahët e modeles Kaitlynn Karter por marrëdhënia e tyre u ndërpre për dy muaj, pasi këngëtarja nuk po kërkonte gjëra serioze me të.

Pas ndarjes nga Kaitlynn, Miley dhe ai që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson, vendosën t’i jepnin një tjetër drejtim marrëdhënies së tyre. Dyshja filluan të dilnin por sipas burimeve nga mediat e huaja, gjërat nuk u menduan të ishin serioze.  Burime ekskluzive për ‘Cosmopolitan’ u shprehën se Miley dhe Cody kanë vendosur të takohen me njëri-tjetrin thjesht për aventurë por duket se gjërat nuk janë kështu.

Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar disa foto të çiftit bashkë me nënën e këngëtares, duke provuar se ajo e ka prezantuar të dashurin e ri dhe me familjen. Pra siç duket gjërat janë më serioze nga ç’mund të kemi  menduar pasi nuk mund të çosh te mami një djalë me të cilin thjesht po bën qejf. Nga ana tjetër motra e Codyt, është shprehur se i vëllai ndihet mirë dhe i lumtur krah Mileyt, dhe ajo i respekton zgjedhjet e tij.