Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 23:11

Pas lidhjes me aktoren e njohur, Liam merr vendimin e papritur

Ndarja e një prej çifteve më të komentuar në mbarë Showbizin botëror, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, u komentua gjatë në media. Mirëpo dyshja tanimë duket se e kanë lënë pas si histori dhe janë në krahët e partnerëve të tyre të rinj. Disa muaj pas ndarjes, Liami më në fund ka nisur një lidhje të re.

Ai dhe aktorja e njohur Maddison Brown janë fotografuar disa herë së bashku në New York gjatë takimeve me njëri-tjetrit, madje vetëm së fundmi janë kapur mat në momente shumë private, duke u puthur dhe përqafuar.

Burime ekskluzive për ‘Cosmopolitan’  kanë zbuluar së fundmi se Liam dëshiron që të mos nxitohet me partneren e tij të re, në mënyrë që çdo gjë të shkoj si duhet. Nga ana tjetër, kujtojmë që Miley është në një lidhje aventurore me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson.