U bënë vite që nga hiti i padiskutueshëm muzikor mes Adrian Gaxhës dhe Florianit, nga ku fitoi popullaritet ky i fundit. Floriani u njoh nga gjithë publiku përmes këtj hiti, dhe të gjithë u dashuruam me zërin e tij. Mirëpo prej kohësh, artisti i ri në moshë na ka munguar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Prive’, Floriani ka treguar përse e ka bërë këtë pauzë në muzikë. Ndër të tjera ai ka treguar planet për të ardhmen, dhe se ku do e shohim së shpejti.
“Pauza në muzikë ka ndodhur sepse kemi bërë një marrëveshje me njerëzit e shtëpisë, me babin dhe dy vëllezërit. Kemi bërë disa bashkëpunime me një producent të Gjermanisë, për të punuar me këngë në gjuhë të tjera, të huaja. Mirëpo s'po jap shumë fjalë e premtime por po ia lë kohës. Me kohë keni për të kuptuar gjithçka,”-ka përfunduar Floriani, duke na lënë të kuptojmë se do rikthehet shumë shpejt.









