Pas dasmës madhështore të Bleros dhe Afronën, tashmë dyshja kanë filuar një jetë të re së bashku. Çifti ka vetëm pak ditë që janë celebruar në martesë, nga ku sigurisht që morën vëmëndje të madhe në mediat rozë.

Mirëpo kurioziteti është nëse Blero mori një urim nga ish-gruaja e tij Teuta Krasniqi. Këtë artisti e ka thënë përmes një interviste për ‘Prive’, ku ka deklaruar se Teuta i ka uruar ciftit më të mirat për jetën e re që do nisin së bashku.
“Sigurisht që na ka uruar Teuta, na ka uruar më të mirën. Ajo natyrisht që ka edhe kujdesin për Tarën, e cila ishte edhe në dasëm. Por sigurisht që na uroi, më të mirën na uroi, dhe e falenderoj për këtë”,-është shprehur Blero.Teuta dhe Blero janë prindër të një vajze me emrin Tara, e cila ka qenë e pranishme edhe në dasmën e babait të saj.











