Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 19:07

Pak para 'Klanifornias', Marina zbulon look-un e sotëm

Me datë 5 Tetor, startoi spektakli më i ri i humorit ‘Klanifornia’ me moderatore Marina Vjollcën dhe scenarist Turjan Hyskon. Ky spektakël ka mbledhur emra shumë të dëgjuar nga aktorët e humorit dhe ka qëllimin e vetëm: të dhurojë të qeshura pafund.

Pas dy vitesh mungesë, ishte pikërisht ‘Klanifornia’ që e riktheu Marinën në ekran më të përgatitur se kurrë më parë. Në pjesën e parë që u zhvillua para një jave, moderatorja shkëlqeu me pamjen e saj, e veshur me një fund të gjatë të çarë në të dyja anët e këmbëve, ndërkohë që në pjesën e sipërme vinte në formën e xhaketës.

Pak më parë, Marina ka zbuluar dhe look-un e mbrëmjes dhe sërish ka pikasur me zgjedhjen e saj. Ajo ka zgjedhur një bluzë të shkurtër me mangë të gjata që vjen kostum me një fund të zi dhe të ngushtë për trupi.

Moderatorja ka kapur dhe flokët në një model të thjeshtë por që i shkon shumë.