Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 18:06

‘Po më rreh zemra fort’, Cardi B merr dhuratat luksoze nga partneri

Ditën e djeshme reperja e njohur e rangut botëror, Cardi B, ka festuar 27 vjetorin. Partneri i saj Offset është kujdesur që të organizojë për të një festë madhështore, në praninë e miqve të ngushtë, ku nuk ka munguar as vajza e tyre Kulture.

Në 27 vjetorin e saj, përveç festës së organizuar, i shoqi e ka surprizuar me dhuratat super luksoze. Ai ka blerë për të jo një por dy unaza diamanti super të bukura dhe trëndafila të kuq (të cilët ishin dekor dhe në festën e ditëlindjes). Cardi ka postuar një video në Instastoryn e saj, ku shprehet ‘“Kam frikë ta hap. Po më rreh zemra fort”, më pas një të parë unazat reperja është përlotur nga lumturia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thank you sooo much babe @offsetyrn I can’t believe it ð??±Deum @pristine_jewelers ! I’m so happy ❤️Soo grateful

A post shared by Iamcardib (@iamcardib) on

Përsa i përket detajeve nga festa, Offset kishte zgjedhur për të një tortë në formën e një çante të kuqe, të cilën Cardi e kishte kërkuar ta kishte sapo e kishte parë.