Ditën e djeshme reperja e njohur e rangut botëror, Cardi B, ka festuar 27 vjetorin. Partneri i saj Offset është kujdesur që të organizojë për të një festë madhështore, në praninë e miqve të ngushtë, ku nuk ka munguar as vajza e tyre Kulture.

Në 27 vjetorin e saj, përveç festës së organizuar, i shoqi e ka surprizuar me dhuratat super luksoze. Ai ka blerë për të jo një por dy unaza diamanti super të bukura dhe trëndafila të kuq (të cilët ishin dekor dhe në festën e ditëlindjes). Cardi ka postuar një video në Instastoryn e saj, ku shprehet ‘“Kam frikë ta hap. Po më rreh zemra fort”, më pas një të parë unazat reperja është përlotur nga lumturia.
Përsa i përket detajeve nga festa, Offset kishte zgjedhur për të një tortë në formën e një çante të kuqe, të cilën Cardi e kishte kërkuar ta kishte sapo e kishte parë.













