Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, që prej disa muajsh ka nisur lidhjen me Anwar Hadid dhe gjërat janë vërtetë serioze. Dyshja kanë ndërmarrë dhe hapin e madh të bashkëjetesës dhe kanë prezantuar familjet me njëri-tjetrin.

Që nga momenti kur dyshja filluan të shoqërohen, Anwari u kthye në një emër shumë të komentuar për publikun shqiptar. Veprimet e tij tashmë ngjallin të njëjtin interes si veprimet e këngëtares, pasi ato janë të pandarë.

Anwari e ka bërë të qartë për publikun që stili i tij është shumë ndryshe nga ç’mund të jemi mësuar të shohim. Ai lyen thonjtë, flokët në rozë dhe bëhet bjond, madje dhe vishet shumë çuditshëm por Dua e ka pranuar ashtu si është!

Së fundmi, ai ka ditur sërish të tërheqë vëmendje pasi veshja e tij i ka hutuar dhe kalimtarët. Së bashku me Duan, ndodhen në New York dhe janë fotografuar gjatë një shëtitjeje. E gjithë vëmendja është përqëndruar tek këpucët që Anwar kishte mbathur pasi u shfaq me atlete të ndryshme në të dy këmbët, e po ashtu edhe me çorape të ndryshme.










