Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 17:05

Kim Kardashian pagëzohet në kishë, fansat i bëjnë namin për veshjen

Kim Kardashian është pagëzuar së bashku me fëmijët e saj në Kishën Apostolike Armene. Kim është armene në anën e familjes së babait të saj dhe u shpreh se ndihet e bekuar që është pagëzuar në tokën e të parëve të saj.

Në ceremoninë e pagëzimit Kim u shfaq me shami në kokë dhe fustan gri të ngjitur pas trupit. Pikërisht për këtë fustan fansat i bënë namin Kimit duke e quajtur veshjen e saj të papërshtatshme për në kishë.

Ndërsa të tjerë i kanë dalë në mbrojtje duke u shprehur se përderisa kjo veshje mjaftoi për Kishën, nuk ka më vend për komente. 

"E bekuar që u pagëzova bashkë me fëmijët e mi në Mother See of Holy Etchmiadzin, katedralja kryesore e Armenisë, e cila ndonjëherë quhet Vatikani i Kishës Apostolike Armene".

Në këtë kishë u pagëzuan Saint, Chicago, dhe Psalmi ndërsa vajza e madhe e Kimit, North është pagëzuar në vitin 2015.