Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 16:04

‘Dashuria e jetës time’, Morena fotografohet pranë njeriut më të dashur për të

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Morena Taraku është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo poston vazhdimisht foto nga më provokueset, të cilat nuk kalojnë pa u komentuar dhe pa marrë goxha vëmendje.

Përveç këtyre fotove, këngëtarja ndan shpesh në Instastoryn e saj momente familjare pranë njerëzve të saj të dashur, ashtu siç ka bërë dhe sot. Ndërmjet disa postimeve, Morena ka treguar se këtë të Shtunë po e kalon në praninë e të atit.

Fillimisht bukuroshja shqiptare ka ndarë një foto në të cilën shihen teksa po shtrëngonin duart babë e bijë dhe ajo i ka bërë dedikimin më të bukur. ‘Dashuria e jetës time’, ka shkruar ajo. Më pas ka postuar dhe një foto të babait të saj.