Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Tetor 2019, 16:04

Sa i ëmbël: Joeli shkrep foton më të bukur për Amin dhe Ermalin

Çifti shumë i komentuar në media, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, kanë udhëtuar së fundmi për në Greqi ku kalojnë një kohë të bukur familjare. Dyshja po poston vazhdimisht foto nga më të ndryshmet nga ky udhëtim, duke i ndarë kështu momentet dhe me ndjekësit e tyre.

Fotoja më e ëmbël është publikuar nga Ami dhe e dini pse? Sepse është shkrepur nga Joeli. Vogëlushi ka fotografuar prindërit e tij pranë njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë që fotoja të duket shumë herë më e bukur, ashtu siç është shprehur dhe vetë Ami. “Fotoja është më shumë se e bukur sepse u shkrep nga Joel ëmbëlsira”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që Ami dhe Ermali kanë treguar gjithmonë se janë shumë prindër të kujdesshëm dhe fëmijët (Sia dhe Joeli) janë thesari i tyre më i shtrenjtë. Vogëlushi Joel madje do të jetë dhe aktor në filmin ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi.