
Modelja dhe blogerja e njohur shqiptare që numëron më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram, Filiz Miftari është bërë sot nënë për herë të parë. Filiz ka sjellë në jetë një vajzë nga martesa me modelin turk Tarik Cercis.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë çifti me postimet e tyre në Instagram ku na kanë prezantuar me vogëlushen e porsalindur. Filiz dhe Tarik i kanë vendosur vajzës emrin Hayal Lorena. (Hayal - ëndërr në turqisht), bën të ditur Xing.al.
"Mirëseerdhe bija ime. Babi do kujdeset gjithmonë për ty. Të dua", shkruan Tarik krah fotos së postuar në Instagram.
Gjatë periudhës së shtatzënisë, Filiz postoi vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur.
Modelja shqiptare u martua me modelin turk dy vite më parë./Xing.al